LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik falënderon deputetët e Kosovës që nderuan me një minutë heshtje mbretëreshën Elizabeth II

Ambasadori britanik falënderon deputetët e Kosovës që nderuan me një minutë heshtje mbretëreshën Elizabeth II

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët në seancën e sotme nderuan më një minutë heshtje mbretëreshën Elizabeth II.

Ky veprim sipas ambasadorit pasqyron marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“I jam shumë mirënjohës Kuvendit për gjestin e tyre dashamirës që pasqyron marrëdhëniet tona të ngushta dhe të ngrohta”, ka shkruar Abbott në Twitter.


Ndryshe, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha në seancën e sotme se mbretëresha Elizabeth II, ishte mike e madhe e Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Të gjithë u pikëlluam nga ndërrimi jetë i mbretëreshës Elizabeth II. Po konsideroj që është e nevojshme që ta nderojmë këtë mike të madhe, të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar me një minutë heshtje. U prehtë në paqe”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori