LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së: Të pavaksinuarit kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital për shkak të COVID-19

Ambasada e SHBA-së: Të pavaksinuarit kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital për shkak të COVID-19

Ambasada e SHBA-së në Kosovë iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen sa më shpejt që të kenë mundësi.

Duke shpërndarë një thirrje të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, kjo Ambasadë ka theksuar se “personat e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital si pasojë e COVID-19”.

“Njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me #COVID19 sesa njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar. Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.


Ndryshe ata kanë shpërndarë një video ku gjinekologia, Pranvera Zejnullahu-Raci përmes një video sensibilizuese ka inkurajuar gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe ato që planifikojnë shtatzëni të vaksinohen.

Në këtë video thuhet se vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë veten, familjen dhe shoqërinë.

“Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në mesazhin e MSH-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori