Ambasada e SHBA-së në RMV: Do të përdorim të gjitha mjetet për të luftuar korrupsionin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë hapa seriozë në luftimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë te zyrtarët shtetëror aktual dhe të qeverive të kaluara. Në një përgjigje për TV Klan M, nga ambasada amerikane në Shkup kanë bërë të ditur se, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion të lartë dhe do të vazhdoj të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global.
“Departamenti i Shtetit konsideron një sërë autoritetesh të disponueshme, në koordinim me kolegët ndërinstitucional, për të ndërmarrë veprime të përshtatshme për t’iu përgjigjur korrupsionit. Përcaktimi në kuadër të këtyre autoriteteve, i lejon Shtetet e Bashkuara të promovojnë llogaridhënie po zyrtarë qeveritar aktual dhe të kaluar që janë të përfshirë në korrupsion apo bëjnë shkelje dhe keqpërdorin të drejtat e njeriut dhe të mbështesin përpjekjet për të parandaluar keqpërdorimet e ardhshme”, thonë nga ambasada e SHBA-së.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke ardhjen e një ekipi amerikan, për të hetuar korrupsionin te funksionarët shtetëror, tha se MPB qëndron absolutisht në dispozicion në çdo aspekt që t’i mbështesë këto aktivitete.
“Çdonjëri prej nesh duhet të ketë shqetësim për atë që prakitikisht po na ndodhë në shtet. Çdonjëri prej nesh duhet që në kohë sa më të shpejtë të bëj maksimumin për t’i dhënë fund krimit dhe korrupsionit në shtet në çdo aspekt të mundshëm. Të krijohet sistem që do të përgjigjet në mënyrë efikase dhe shpejtë”, deklaroi Oliver Spasovski.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, njoftoi dje se, një ekip nga Uashingtoni ndodhet në Maqedoninë e Veriut, “për vështrim më agresiv ndaj funksionarëve të kaluar dhe aktual të korruptuar”. Ajo theksoi se, sektorit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut i duhen më shumë hetime dhe ndjekje penale që të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin./KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët