LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së: Deputetët të marrin pjesë në seanca, Kosova ka nevojë për ligje të miratuara

Ambasada e SHBA-së: Deputetët të marrin pjesë në seanca, Kosova ka nevojë për ligje të miratuara

E ngarkuara si ushtrues detyre e ambasadorit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancat e ardhshme.

Kjo pasi që siç ka thënë Hyland, Kosova në të vërtetë ka nevojë për ligje të miratuara.


“Votimi në Kuvend nuk ka të bëjë me pikëpamjet politike të deputetëve, Kosova në të vërtetë ka nevojë për ligje të miratuara”.

“Unë i bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kosovës – të shfaqen nesër (dhe në seancat e ardhshme) për të votuar për reformat e sundimit të ligjit dhe legjislacionin e rëndësishëm si Ligji për Noterët. Bojkotet nuk ndihmojnë Kosovën të ecë përpara”, ka shkruar Hyland në Twitter. /Telegrafi/