LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës në Itali: Asnjë shtetas i Kosovës nuk është i prekur me Coronavirus

Ambasada e Kosovës në Itali: Asnjë shtetas i Kosovës nuk është i prekur me Coronavirus

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të prekur me Coronavirus.

Në njoftim thuhet se Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Milano, janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Coronavirus – Covid 19 në Itali.


“Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova. U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7. Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka njoftuar se për çdo eventualitet numri i emergjencave në Romë është: +393274526991; dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662.

Ndryshe, në vetëm dy ditë në Itali të prekurit me Coronavirus kanë tejkaluar numrin 130, me 90 vetëm në Lombardi, e shumë të tjerë në Veneto./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori