Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar pas lajmit për zhdukjen e të miturës Arta Hajzeraj, 13 vjeçe, duke shpërndarë një njoftim zyrtar me qëllim sensibilizimi dhe ndihme për gjetjen e saj.

Në komunikatën e ambasadës, thuhet se Arta është raportuar e zhdukur dhe se familjarët së bashku me autoritetet policore në qytetin Zwickau janë në kërkim të saj.


“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi”, thuhet në njoftim.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë familjen ose policinë gjermane në numrat e mëposhtëm:

Familja: 0157 5414 5810

Policia: 0375 428102

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në mënyrë që Arta të kthehet e sigurt pranë familjes sa më parë.