Ambasada britanike dhuron dy vetura dhe 16 dronë për Policinë e Kosovës

Në kuadër të partneritetit dhe të bashkëpunimit, Ambasada Britanike ia ka dhuruar Policisë së Kosovës dy automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse.
Vlera totale e këtij donacioni kap shifren e 153 mijë eurove.
Në njoftim thuhet se ky donacion do të ndihmoj njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare Fehmi Xhata dhe përfaqësuesja nga ambasada britaneze në Kosovë Emma Huntley në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.
“Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm”, thuhet në njoftim.


















































