LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane paralajmëron për sulm të afërt në Moskë nga “ekstremistët”

Ambasada amerikane paralajmëron për sulm të afërt në Moskë nga “ekstremistët”

Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë, për shkak të asaj që tha se ishin raportime se ekstremistët kanë plane të afërta për të kryer një sulm.

Ambasada amerikane, që vazhdimisht u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia, nuk dha detaje të tjera lidhur me natyrën e kërcënimit, por tha se njerëzit duhet të shmangin turmat.

“Ambasada po monitoron raportimet se ekstremistët kanë plane të afërta për të shënjestruar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncertet dhe shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”, u tha në mesazhin e Ambasadës të publikuar në ueb-faqen e saj.


Lufta që Rusia nisi në Ukrainë më 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Moskës dhe Perëndimit që nga Kriza kubane e raketave më 1962 dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Perëndimi rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse dërgon trupa për të luftuar në Ukrainë.

Kremlini ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe ka thënë se SHBA-ja po lufton kundër Rusisë duke mbështetur Ukrainë me para, armë dhe inteligjencë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori