LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Prishtinë fillon procesimin e aplikimeve për të gjitha vizat emigruese  

Ambasada amerikane në Prishtinë fillon procesimin e aplikimeve për të gjitha vizat emigruese  

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se nga muaji janar 2018,  do të fillojë me procesimin e aplikimeve për të gjitha vizat emigruese (IV) për banorët e Kosovës.

Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e vizave emigruese procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni.


“Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka për qëllim që të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ajo ka  vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza në Prishtinë. Vizat Emigruese janë për qytetarët të cilët dëshirojnë të jetojnë përherë në Shtetet e Bashkuara. Vizat Emigruese janë hapi i parë për t’u bërë banor i përhershëm i ligjshëm, apo për t’u pajisur me kartën e gjelbër (green card)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Megjithëse ekzistojnë shumë lloje të vizave emigruese, shumica e emigrantëve pajisen me viza në bazë të kategorisë së familjes, apo të punësimit.

Për të qenë të  pranueshëm për të aplikuar për vizë emigruese, qytetari i huaj duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan i afërm i ngushtë, ose i afërm i ngushtë rezident i përhershëm i ligjshëm, ose nga një punëdhënës i ardhshëm.

“Sponsori fillon procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimi për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).   Pas aprovimit të peticionit, aplikuesit do të njoftohen rreth datës së terminit të tyre në një Ambasadë të SHBA-ve jashtë shtetit. Me aprovimin e Vizës Emigruese, ata mund ta përdorin atë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori