LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane: Luftojeni korrupsionin, konfiskojeni pasurinë e paligjshme

Ambasada amerikane: Luftojeni korrupsionin, konfiskojeni pasurinë e paligjshme

Zëvendësshefja e misionit në Ambasadën e SHBA-së, Collen Hyland, në Kosovë ka thënë se pavarësisht disa sukseseve, Prokuroria e Shtetit duhet të luftojë seriozisht korrupsionin.

Ajo ka thënë se korrupsioni luftohet edhe duke sekuestruar pasurinë e paligjshme të kriminelëve dhe ka inkurajuar të bëjnë kërkesa të tilla.

Veç kësaj, ajo ka kërkuar që krimi dhe korrupsioni të luftohet në nivele të larta dhe të mos ketë ndjekje bazuar në përkatësinë etnike.


Në Konferencën vjetore të prokurorëve, Hyland përmendi sfidat që ka kaluar sistemi i drejtësisë në Kosovë gjatë vitin 2016.

Ajo tha se njëra nga sfidat ka qenë kur deputetët filluan të hedhin gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit, duke shtuar se Prokuroria e Shtetit e tejkaloi këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jeni ballafaquar me shumë sfida, kur deputetët filluan të përdorin gazin lotsjellës. Kjo ishte sfidë dhe ju e tejkaluat atë siç duhet. Ju treguat se dhuna nuk ka vend në foltoren e kuvendit”, tha ajo, raporton Gazeta Express.

Zëvendës shefja e misionit paraqiti tri sfidat e sistemit të drejtësisë për këtë vit. Ajo porositi që Prokuroria e Shtetit të luftojë seriozisht korrupsionin.

“E para, t’i plotësoni vendet në prokurorinë speciale. Së dyti, Duhet të rrisni konfiskimin e pasurisë. Mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është që kriminelëve tua merrni pasurinë. Duhet të prioritizoni ndjekjen në ato raste që do të keni më shumë ndikim. Qeveria e SHBA ka parë që Kosova është duke ecur në drejtimin e duhur, mirëpo nuk duhet që ndjekjet të bëhen në baza etnike”, tha Collen Hyland.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
Kalo në kategori