LAJMI I FUNDIT:

Alves thyen këmbën, pritet t’i mungoj gjatë Juventusit (Foto)

Alves thyen këmbën, pritet t’i mungoj gjatë Juventusit (Foto)

Dani Alves pritet  t’i mungoj Juventusit për një kohë të gjatë pas lëndimit.

Mbrojtësi i djathtë brazilian mund të qëndroj jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë, pasi u lëndua në humbjen 3-1 ndaj Genoas.

Alves u detyrua të largohet nga loja në minutën e 75-të, pas lëndimit që pësoi nga përplasja me sulmuesin, Lucas Ocampos.


Sipas asaj që po tregojnë testet e para, thuhet se braziliani ka thyer këmbën dhe do të mungojë më gjatë, ndërsa testet më të detajuara do të bëhen të hënën.

alves1
Momenti i daljes nga fusha i Alvesit, i cili shihet që ndjen dhimbje të mëdha

“Rezultatet e para tregojnë thyerje të kërcit të këmbës dhe do të mungojë një periudhë të gjatë, ndërsa testet tjera do të bëhen të hënën”, thuhet në një njoftim të Juventusit. /Telegrafi/