Daniel Alves po përjeton një rini të dytë te Juventusi, sidomos në këtë fundsezoni ku së bashku me bashkëlojtarët e tij është nisur drejt trofeve të rëndësishëm 

Alves kundër Lazios në finale fitoi trofeun e 32 në karrierë.


I pari në listë, edhe pse duket pak e çuditshme, është mbrojtësi i majtë i PSG-së, Maxwell.

maxwell edhe dy vite te psg hd

Braziliani ka pasur një karrierë të pasur, ku ka fituar shumë trofe kudo që ka luajtur, duke nisur nga një Kupë Brazili në vitin 2000, e për të vazhduar më pas me Ajaxin në Holandë, me Interin në Itali, Evropë dhe botë.

Të njëjtën gjë e vazhdoi edhe me Barcelonën.

Ai aktualisht është te PSG ku edhe aty nuk ka mbetur keq, duke tubuar në total 36 trofe.

Pas tij është legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i cili të gjithë historinë e tij e ka të ndërtuar me fanellën e kuqe.

giggs

Ai ka fituar plot 35 trofe, duke bërë që karrierës së tij të mos i mungojë asgjë.

dani alves

Në vend e tretë është Daniel Alvesi, së bashku me Zlatan Ibrahimovic.

Por suedezit nga 32 trofe i mungon kryesori ai i Ligës e Kampionëve.

zlatan 1

Ai sivjet mund të triumfojë në Ligën e Evropës, duke qenë në finale me ish-skuadrën e tij, Ajaxin. /Telegrafi/

telegrafi sport app