Alternativa: Kuponë, rritje të pensioneve dhe asistencës sociale për grupet e rrezikuara sociale

Në kohën kur kemi akcizë të lartë dhe TVSH në derivatet e naftës dhe energjisë, kur çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe karburanteve reflektohet në çmimin e lartë të produkteve bazike e veçanërisht atyre ushqimore, të vetmit që akoma nuk e kuptojnë se kjo po e dëmton ekonominë familjare janë zyrtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – thonë nga Alternativa e Afrim Gashit përmes një reagimi.
Përveç kësaj, sipas Alternativës, rritja e TVSH-së nga 5% në 10% për produktet vazhdon të jetë në kontradiktë me ngrirjen e çmimeve, ngase, siç thonë nga kjo parti, efekti i rritjes së TVSH-së vazhdon të ndjehet ende në rritjen e çmimeve të produkteve bazike, gjë që po e rëndon akoma më shumë xhepin e qytetarëve.
“Krejt kjo na bind se kjo qeveri nuk ka politika efektive për t’u përballur me krizën ekonomike, ndërsa politika fiskale e menaxhuese e saj e ka dëmtuar rëndë industrinë ushqimore dhe, si pasojë, kemi ulje të prodhimit dhe rritje të eksportit, gjë që ndikon edhe në rritjen e standardit jetësor. Edhe raporti i Bankës Botërore flet se inflacioni vazhdon të jetë i lartë, ndërsa rritja ekonomike për 1.8% deri në fund të vitit është më e ulëta në rajon”, thuhet në reagim.
Nga Alternativa thonë se masat kundër krizës të paralajmëruara nga qeveria, janë të vonuara. Propozimi i Alternativës është se në këto kushte zgjidhje është ndihma financiare në shpërndarjen e kuponëve për grupet me rrezik social, kategoritë me të ardhura më të ulëta dhe për pensionistët.
“Kur jemi këtu, ne konsiderojmë se pensionet dhe ndihmat sociale duhet të rriten. Për informacion të opinionit, 29% e pensionistëve në vend marrin pension minimal prej 13.000 den., gjë është e pamjaftueshme për mbijetesë në këto kushte.
Vlerësimi ynë është se pensioni minimal nuk duhet të jetë më pak se 18.000 den. (300 euro), që është 80% e rrogës minimale në vend dhe kjo rritje duhet të jetë lineare edhe te pensioni mesatar invalidor dhe te pensionet më të larta”, thuhet më tej në reagim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë