LAJMI I FUNDIT:

Alpinisti nga Çekia ndërron jetë në Maqedoni

Alpinisti nga Çekia ndërron jetë në Maqedoni

Alpinisti nga Çekia ka ndërruar jetë në luginën e Demir Kapisë, duke tentuar të ngjitet në shkëmb. Ai ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra dhe ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ministria e Punëve të Brendshme sot vërtetoi incidentin, duke shtuar se alpinisti nga Çekia ka qenë 71 vjeçar nga Deçini i Çekisl, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Fatëkeqësia është paraqitur dje rreth orës 12 në stacionin policorë në Negotinë.

Ekipe nga stacioni policorë në Negotinë dhe nga Ndihma e Shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e alpinistit.

Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion./Telegrafi/