Alpet Shqiptare po kthehen me shpejtësi në një destinacion të preferuar turistik. Turistët që zgjedhin Luginën e Valbonës dhe Alpet Shqiptare për të kaluar pushimet e tyre vijojnë të kenë informacionin e domosdoshëm për këtë destinacion, aktivitetet, shërbimet dhe pikat me interes për t’u vizituar.
Duke nisur nga data 1 Gusht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur Zyrën e Informacionit Turistik në Valbonë.
Kjo zyrë informacioni është mundësuar në kuadër të projektit “Punët në Komunitet IV”, financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim.
Zyra do të operojë gjatë gjithë sezonit turistik, duke iu shërbyer turistëve të huaj dhe atyre vendas për dhënien e një informacioni profesional turistik, bizneseve lokale që operojnë në zonë për promovimin e tyre, agjencive turistike për marketimin e produkteve, si edhe zonës në përgjithësi për promovimin e vlerave turistike, prodhimeve dhe kulinarisë lokale.
Zyra është pjesë e një ndërhyrjeje integrale që pritet të fillojë në mbyllje të sezonit veror dhe që do ngrejë në zonë të parën Qendër Profesionale të Zhvillimit të Turizmit, e cila do të orientojë zhvillimin e destinacionit turistik të Alpeve Shqiptare.
Më shumë se 600,000 turistë llogaritet ta kenë vizituar këtë destinacion gjatë vitit të kaluar.
Punimet për ndërtimin e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit në Valbonë parashikohet të fillojnë në muajin Tetor 2018 dhe struktura të jetë gati dhe operacionale në fillim të sezonit të ardhshëm turistik, transmeton atsh.
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjës së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8% të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe.
Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat:
Blloku i Jezerces shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces 2694 m, më e larta në Alpet dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.
Malësia e Madhe shtrihet në veriperëndim të Alpeve. Në përbërje të saj ka kurrize malore, blloqe e male të larta (Bjeshkët e Namuna me Iartësi 2400 – 2500 m) si dhe disa pllaja të larta (Velecik – Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Përroit të Thatë etj.).
Lugina e Shalës është ndër më të mëdhatë në Alpet Shqiptare. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet, në të cilat janë vendosur qëndrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, që në disa raste marrin formën e kanioneve.
Kurrizet malore midis luginës së Shalës e Valbonës, që ndahen nga lugina e Currajt, kanë reliev të ashpër me plot maja të ashpra dhe të thepisura dhe bimësi të dendur pyjore.
Lugina e Valbonës, një Iuginë tjetër e madhe e Alpeve, ka formën e një harku të madh. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh në formën e kanioneve. Në zgjerimet janë vendosur qendrat e banuara si: Ragami, Valbona, Dragobia etj.
Malësia e Gashit përmendet për relievin e ashpër me forma të shumta akullnajore, në të cilat ka liqene të vogla, për me bukuri të rrallë, pyje dhe kullota të pasura
Parku Kombëtar i Thethit. Ndodhet në një distance prej 70 km nga qyteti i Shkodrës në zemër të alpeve shqiptare. Parku në fjalë ka një sipërfaqe prej 2.630 hektar dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 600 – 2.570 metra mbi nivelin e detit.
Razma është një prej pikave turistike malore më të frekuentuara nga qyteti i Shkodrës. Zona është e rrethuar me pyje pishe dhe mënshteke. Ajo nuk bllokohet nga dëbora ndaj mbetet e vizitueshme gjatë gjithë vitit. Këtu ofrohet akomodim, ndërsa aktivitetet kryesore janë sportet dimërore, eksursionet, ngjitjet etj.
Vermoshi ndodhet në një distancë prej 95 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe pikërisht në ekstremin më verior të Republikës së Shqipërisë. Kjo zonë quhet krahina e Kelmendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze