LAJMI I FUNDIT:

Alonso arrin marrëveshje me Leverkusenin, largohet në verë nëse ka ofertë nga tri klubet e mëdha evropiane

Alonso arrin marrëveshje me Leverkusenin, largohet në verë nëse ka ofertë nga tri klubet e mëdha evropiane

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso thuhet se ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin për të lejuar largimin e tij në verë, nëse i bëhet ofertë nga njëra prej ish-klubeve të tij, ku ka luajtur si futbollist.

Leverkuseni është befasia e këtij sezonin në Bundesliga, pasi është lideri pas shtatë ndeshjeve, me gjashtë fitore dhe një barazim.

Klubi gjerman gjithashtu ka marrë edhe dy fitore nga dy ndeshje në grupet e Ligës së Evropës dhe krejt kjo po cilësohet si meritë e trajnerit Alonso.


Spanjolli 41-vjeçari ka befasuar të gjithë me lojën dhe nivelin e tij duke bërë që shumë klube të njohura evropiane të interesohen për shërbimet e tij.

Dy formacionet e mundshme të Real Madridit nëse trajner emërohet Xabi Alonso
Lexo po ashtu Dy formacionet e mundshme të Real Madridit nëse trajner emërohet Xabi Alonso

Megjithatë, tani Alonso thuhet se ka një marrëveshje me drejtuesit e Leverkusenit për t’u larguar nga klubi verën e ardhshme nëse ai merr një ofertë nga tre klube.

Sipas mediumit gjerman Bild, marrëveshja mes Alonsos dhe Leverkusenit ka të bëjë me njërin nga ish-klubet e tij: Real Madrid, Bayern Munich dhe Liverpool.

Vera e vitit 2024 pritet të jetë e nxehtë për të ardhmen e Alonsos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori