Është viti i dytë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital. Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet më 12 tetor në Tirana Business Park.
“Ne do të donim që kompanitë, organizatat dhe sipërmarrësit tanë të dëgjonin se si kolegët e tyre nga tregjet ndërkombëtare dhe rajonale po integrojnë marketingun dixhital me strategjitë e tyre të biznesit. Në faqen e internetit të konferencës allweb.al ne kemi vënë në dispozicion biletat early birds, në mënyrë që të mund të plotësojmë nevojat e të gjitha kompanive, organizatave dhe individëve që duan të bashkohen me ne më 12 tetor,” – tha Gerti Boshnjaku, themelues i New Media Communications, agjencia që organizon eventin në Shqipëri.
Më shumë se 200 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe studentë.
“Ne synojmë të zgjerojmë gamën e temave që do të diskutohen këtë vit, duke patur parasysh reagimet pozitive që morëm nga pjesëmarrësit vitin e kaluar”, shton Boshnjaku. “Rendi i ditës është menduar mirë dhe folësit janë zgjedhur në mënyrë që secili pjesëmarrës të ketë të preferuarin e tij.”
Koncepti është që të ketë shumë prezantime të shkurtra, por jashtëzakonisht të dobishme të shoqëruara me sesionin e Q & A (pyetje-përgjigje) dhe një panel për një diskutim më të thellë mbi temat që lidhen me tregun lokal. Pjesë e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me aktorët kryesorë të industrisë përfshihet gjithashtu në paketë.
Ja cilët janë disa nga folësit e konferencës:
Peter Szanto – Një individ krijues, folës në TEDx dhe themelues i SpringTab. Në AllWeb ai do të ndajë njohuritë e tij se si të përmirësoni performancën tuaj në internet duke parë dhe kuptuar se për çfarë janë të interesuar vizitorët tuaj. Ai do të thellohet më tej në matje dhe optimizim me qëllim që t’u tregojë kompanive se si të kuptojnë se çfarë duan njerëzit dhe të marrin përfitime më të larta nga aktivitetet e tyre në internet.
Heimo Hammer – “Mister Digital i Austrisë” dhe pronari i Kraftwerk Group, me background-in e tij arsimor dhe profesional në marketing, reklamim dhe teknologji informacioni, do të diskutojë sfidat dhe mundësitë për multi-channel marketingun shumë-dimensional.
Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe folësit, dhe biletat ju lutem vizitoni allweb.al
# # # # #
Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al
Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk
Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrand Blue Fafa Resort & Spa me oferta speciale për "Seniorët"
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Merr pjesë në sondazhin më të madh për zgjedhjet në Kosovë – FITO 100 EURO!
Investitorët amerikanë të kriptovalutave për herë të parë do të tatimohen
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Surprizë e re për të gjithë familjen në Central Park!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit