Marrëveshja mes Milanit dhe Juventusit, për Gonzalo Higuainin dhe Mattia Caldaran është arritur.

Në anën tjetër do të shkojë Leonardo Bonucci.


Nga shkëmbimi Juventusi do të fitojë edhe 54 milionë (18 për huazimin e Higuain dhe 36 për shitjen përfundimtare).

GettyImages 1005395114 Mattia Caldara në ndeshjen me Juventusin (Getty Images)

Nga SHBA-të ka folur trajneri Massimiliano Allegri, i cili u ndje keq që 24 vjeçari po largohet.

"Më vjen keq ta shoh që po largohet”.

"Ai është një profesionist dhe i ri, shumë i mirë, por jam i sigurt se ai do të ketë një të ardhme shumë të mirë”.

GettyImages 1005395778 Kingsley Coman në duel me Mattia Caldaran (Getty Images)

“Fatkeqësisht në treg duhet të bëjmë disa zgjedhje dhe kjo është ajo që ndodhi", ka thënë Allegri.

Allegri ka folur edhe për ndeshjen që e zhvilluan ndaj yjeve të MLS-së, duke i vlerësuar disa lojtarë.  /Telegrafi/    

telegrafi sport app