LAJMI I FUNDIT:

Allegri preferon Moratan më shumë se Zaniolon

Allegri preferon Moratan më shumë se Zaniolon
(Foto: Icon Sport/Instagram/nicolozaniolo)

Juventusi thuhet të jetë dorëzuar nga përpjekjet për transferimin e Nicolo Zaniolos nga Roma dhe e ka kthyer interesimin kah Alvaro Morata.

Bianconerët pritej t’i investonin paratë e përfituara nga shitja e Matthijs de Ligt për të marrë yllin e Giallorossëve, mirëpo në radhë të parë duan të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer.

Në anën tjetër, as Zaniolo nuk ndjen presion që të largohet nga Stadio Olimpico përkundër arritjes së Paulo Dybalas si lojtar i lirë.


Dybala i kompleton ekzaminimet mjekësore te Roma
Lexo po ashtu Dybala i kompleton ekzaminimet mjekësore te Roma

Sky Sport Italia njofton se Massimiliano Allegri e ka njoftuar bordin e Juves se më shumë e preferon sulmuesin e Atletico Madridit sesa atë të Romës.

Aftësitë e Moratas për të luajtur në pozita të ndryshme në fazën e sulmit i shërbejnë më shumë taktikave të trajnerit të Zonjës së Vjetër.

Spanjolli sapo e ka përfunduar huazimin dyvjeçar te bardhezinjtë dhe klubi refuzoi të paguante 35 milionë euro për ta bërë qëndrimin afatgjatë.

Morata mund të refuzojë Juventusin për të qëndruar te Atletico Madridi
Lexo po ashtu Morata mund të refuzojë Juventusin për të qëndruar te Atletico Madridi

Juventusi do të përpiqet të gjejë mënyra tjera për ta rikthyer Moratan në Allianz Stadium, edhe pse do të jetë vështirë, sepse ai i ka lënë përshtypje trajnerit Diego Simeone në stërvitjet parasezonale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori