LAJMI I FUNDIT:

Allegri lë të kuptohet se Juve do të përpiqet ta transferojë Cancelon

Allegri lë të kuptohet se Juve do të përpiqet ta transferojë Cancelon
Joao Cancelo si lojtar i Interit (Foto: Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka lënë të kuptohet se kampioni italian do të përpiqet ta transferojë Joao Cancelon gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi portugez në sezonin e kaluar ishte pjesë e Interit dhe ka lënë përshtypje të mirë, mirëpo Nerazzurrët nuk mund të shpenzonin 40 milionë euro për blerjen e tij.

(Foto: Getty Images)

Tash në garë për shërbimet e futbollistit të Valencias janë përfshirë Bianocnerët dhe Wolverhampton Wanderers.


Të gjitha lajmet për Joao Cancelon
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Joao Cancelon

Natyrisht se Zonja e Vjetër do të tentojë ta ulë çmimin, ndërkohë që ka pasur thashetheme se edhe Marko Pjaca është përfshirë në marrëveshje.

Gjatë një interviste të gjatë për Sky Sport Italia, Allegri është pyetur edhe në lidhje me interesimin për Cancelon.

(Foto: Getty Images)

“Ai ka luajtur mirë te Interi në sezonin e kaluar. Luciano Spalletti i ka ndihmuar shumë që të përmirësohet, mirëpo mendoj se ai është lojtar i Valencias. Kështu mendoj”, ka thënë trajneri i Juves duke aluduar se klubi i tij mund ta transferojë.

27-vjeçari rrjedh nga Akademia e Benficas, ku ka luajtur deri në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Ndërkombëtare
Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

La Liga
Agjentët e kanë ofruar Van Dijkun te Real Madridi - por Los Blancos e refuzuan vetëm për një arsye

Agjentët e kanë ofruar Van Dijkun te Real Madridi - por Los Blancos e refuzuan vetëm për një arsye

La Liga

"Mjekët i thanë Carvajalit në ambulancë se karriera e tij kishte përfunduar", ish-ylli i Real Madridit zbulon prapaskenat e lëndimit të spanjollit

La Liga
Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Premier League
Imane Khelif i reagon Donald Trumpit për urdhrin ekzekutiv kundër transgjinorëve

Imane Khelif i reagon Donald Trumpit për urdhrin ekzekutiv kundër transgjinorëve

Sport
Kalo në kategori