Allegri: Ekipi nuk ka zëmër dhe pasion, nuk e kam menduar dorëheqjen

Max Allegri ka thënë se Juventusi nuk ka probleme teknike apo taktike, por ekipit të tij i mungon zemra dhe pasioni.
Juventusi pësoi humbje ndaj Maccabit me rezultat 2-0, duke vogëluar gjasat në minimum për të kaluar grupin.
“Është e vështirë të shpjegohet, ne vetëm mund të heshtim, sepse nuk ishte një paraqitje e mirë për sa i përket karakterit”.
“Duhet të dalim nga kjo situatë dhe të heshtim. Nesër kthehemi në Torino dhe do të qëndrojmë në terrenin e Continassa deri në derbi”.
“Nuk është çështje teknike apo taktike, këtij ekipi i mungon zemra dhe pasioni. Ne luajmë shumë si individë, duhet të kthehemi në të qenit një ekip”, ka thënë Allegri.
Agnelli u pyet nëse kishte menduar ndonjëherë dorëheqjen nga Juventusi.
“Jo, kur një sfidë bëhet e vështirë, është edhe më emocionuese. Ne duhet të dalim nga kjo me guxim dhe uri”, përfundoi ai.
Juventusi nuk e ka nisur mirë as kampionatin në Serie A. /Telegrafi/









































