LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Di Maria kthehet ndaj Spezias, Pogban ende jo

Allegri: Di Maria kthehet ndaj Spezias, Pogban ende jo
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se Angel Di Maria do të jetë në dispozicion kundër Spezias , por nuk do të startojë, ndërsa sipas tij Paul Pogba ende nuk është gati.  

Bianconerët presin nesër Spezian në “Allianz Stadium”. Di Maria do të kthehet në skuadër, por Allegri tha se argjentinasi nuk do të startojë.

“Nuk kam vendosur ende për formacionin. Nicolò Fagioli dhe Angel Di Maria janë në dispozicion, nesër do të vendos. Ne humbëm katër pikë ndaj Sampdorias dhe Romës, kështu që nesër duhet ta kompensojmë absolutisht”, ka thënë Allegri.


Di Maria shënoi dhe dha një asistim në ndeshjen hapëse të Serisë A të këtij sezoni kundër Sassuolos, ku pësoi një dëmtim në të njëjtën ndeshje.

“Duhet të zgjedh formacionin më të mirë për t’u përballur me Spezian. Do të jetë një lojë e vështirë. Është e lehtë të luash mirë me Romën pas një ndeshjes zhgënjyese 0-0 me Sampdorian”, ka deklaruar Allegri.

“Pogba nuk është në dispozicion për momentin. Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të fillojë të vrapojë nga java e ardhshme, duke shpresuar që të kthehet sa më shpejt. Ai është një lojtar vendimtar për ne”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori