LAJMI I FUNDIT:

Alkooli para periodave: Ç’duhet të dini

Alkooli para periodave: Ç’duhet të dini

Të pini alkool pak ditë para periodave s’është dhe aq ide e mirë

Konsumimi i alkoolit mund të theksojë më shumë simptomat e sindromës pre-menstruale. Kjo fjali është e vërtetë për të paktën një nga pesë gra evropiane.

Studiuesit analizuan 19 kërkime të mëparshme, në total 47,000 pjesëmarrës nga tetë shtete dhe dolën në përfundimin se alkooli shoqërohet me një rrezik të moderuar të theksimit të simptomave pre-menstruale.


Gratë që pinin alkool kishin 45% më shumë mundësi të përjetonin dhimbje gjoksi, luhatje humori, lodhje dhe neps para se t’u vinin periodat në krahasim me gratë që nuk konsumonin fare alkool. Përqindja arrinte 79% kur bëhej fjalë për gra që pinin alkool rëndshëm.

“Bazuar në shifrat e mësipërme dhe në rezultatet tona, dalim në përfundimin se 11% e sindromave pre-menstruale në botë dhe 21% në Evropë shkaktohen nga alkooli,”- shkruajnë kërkuesit.

Për sa i përket arsyes pas kësaj lidhjeje shkak-pasojë, studiuesit spekulojnë se alkooli mund të rrisë nivelet e hormoneve të seksit dhe gonadotropinave, të cilat si rrjedhim ndikojnë në nivelin e serotoninës.

Në studim u morën parasysh dhe variabla të tjerë si stili i jetesës, dieta, duhanpirja dhe nivelet e stresit. Sidoqoftë, nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar me siguri lidhjen mes sindromës pre-menstruale dhe alkoolit.

Burimi: The Independent, Anabel

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Ky ndryshim i thjeshtë i flokëve do ju bëjë të shkëlqeni këtë pranverë!

Ky ndryshim i thjeshtë i flokëve do ju bëjë të shkëlqeni këtë pranverë!

Flokë dhe stil
Nuk bëhet fjalë as për shampo as për balsam: Nëse flokët tuaj bëhen të yndyrta shpejt, po bëni një gabim të zakonshëm

Nuk bëhet fjalë as për shampo as për balsam: Nëse flokët tuaj bëhen të yndyrta shpejt, po bëni një gabim të zakonshëm

Flokë dhe stil
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Këto janë produktet kozmetike me çmim të përballueshëm që rekomandohen nga grimerët

Këto janë produktet kozmetike me çmim të përballueshëm që rekomandohen nga grimerët

Arsyet e gabuara për të mbajtur shoqëri me ish- të dashurin

Arsyet e gabuara për të mbajtur shoqëri me ish- të dashurin

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori