Usain Bolt është pensionuar nga atletika dhe kjo ka bërë që të shijojë disa prej momenteve që ishte i privuar sa ishte pjesë e botës së sportit.

Legjenda Jamaican e "sprintit" është fotografuar duke shijuar jetën e natës në plazhet fantastike të Afrikës së Jugut.


Festimet zgjatën deri rreth orës 23:00, ku Bolti argëtohej me miqtë në plazhet private të hotelit The Table Bay.

bolt 1

Ai ishte i rrethuar me shumë femra dhe miq, ku dukej qartë se po argëtohej deri në maksimum.

Ish-atleti mbante në dorë një armë me shampanjë që kushton rreth 400 euro ndërsa tymos edhe xhoint.

bolt 2

Xhamajkiani gjatë muajit mars të këtij viti do të fillojë stërvitjet për një aventurë të re prej futbollisti te Borussia Dortmund.

Ndryshe, 31-vjeçari gjatë karrierës ka fituar tetë medalje të arta olimpike ndërsa mban rekordin në 100 metra dhe 200 sosh. /Telegrafi/

bolt 3

bolt 4

bolt 5

bolt 6

bolt 7

bolt 8

bolt 9

bolt 10