Ylli i spektakleve, Alketa Vejsiu, nga e premtja do t’i kthehet ekranit televiziv me një pamje tërësisht të re, e cila përveç prezantueses, do të sjell Alketën edhe si moderatore, gazetare, ndoshta në rolin më të rëndësishëm të karrierës së saj deri tani. Por, megjithëse vjen me një pamje më serioze dhe natyrë tjetër të projektik, jo argëtues, tek Alketa edhe kësaj here një gjë nuk ka ndryshuar. Bashkëpunimi i saj me producenten e njohur Vera Grabocka.
Alketa, mesa kemi kuptuar nga reklama e emisionit “Më shumë dashuri”, kemi përshtypjen që është një emision krejt ndryshe nga spektaklet që jemi mësuar të shohim deri tani?
Alketa: Po e vërtetë, nuk është spektakël. “Më shumë dashuri” ka në qendër njerëzit e thjeshtë dhe marrëdhëniet njerëzore. Deri tani unë kam prezantuar spektakle argëtuese, konkurse muzikore, ndërsa për herë të parë, do të jem moderatore e një seriali me tema sociale, ku të ftuar do të kem kryesisht njerëz të thjeshtë, por me histori të jashtëzakonshme. Në studio unë do t’i ndaj me ta problemet e tyre, dëshirat dhe ëndrrat që ata kanë. Por do të kem edhe fatin të jem dëshmitare e realizimit të këtyre ëndrrave e dëshirave, pasi ky është edhe synimi përfundimtar i emisionit. Vërtetë nuk ka elemente spektakli, por do të ketë surpriza dhe ajo që është me e rëndësishmja, do të ketë emocione reale, lot të vërteta trishtimi por edhe gëzimi. Më duket një sipërmarrje e vështirë, të bësh ëndrrat e njerëzve realitet… Është e vështirë, na është dashur një punë e jashtëzakonshme. Ky emision ka një qëllim human akoma më të rëndësishëm sesa të bësh dikë të lumtur. Ashtu si vetë titulli “Më shumë dashuri”, seriali ynë kërkon që të forcojë më shumë atë që është njerëzore, mbështetjen që mund të japin njerëzit për njëri-tjetrin, ndjenjën e komunitetit.
Të gjithë ndikojmë çdo ditë në jetën e të tjerëve, dhe nëse dikush ka avantazhe ekonomike apo shpirtërore më shumë se dikush tjetër, atëherë përse të mos i ndajë ato me ata që janë në nevojë? Qoftë një ndihmë financiare për ata që nuk kanë mundësi, qoftë edhe një mbështetje shpirtërore, e rëndësishme është që të ekzistojë dëshira e mirë, dhe natyrisht dashuria.
Vetëm kështu mund të ecet përpara. Në fund të fundit në këtë botë askush nuk duhet të jetë vetëm, dhe sa më shumë dëshirë të mirë dhe sa më shumë mbështetje të ketë, aq më shumë ndikim pozitiv do të ketë edhe në jetët tona private. Ky emision është një urë lidhëse midis atyre që kanë nevojë për përkrahje dhe atyre që dëshirojnë të japin ndihmën e tyre. Por nuk ka qenë e lehtë për ne, na është dashur të udhëtojmë në vende ku as makina nuk shkon dot, të dëgjojmë e të prekemi nga histori vërtetë të rralla dhe të përpiqemi çdo ditë për të gjetur njerëz të cilët duan të ndihmojnë.
Kjo është hera e parë që producentja Vera Grabocka tenton një sipërmarrje të tillë, sepse gjithmonë e kemi identifikuar atë me spektaklet…
Alketa: E vërtetë. Madje shumë vetë kur e shohin të udhëtojë vetë nëpër zona të thella, të telefonojë natë e ditë njerëz që mund të kontribuojnë në emision, të gëzohet si fëmijë kur arrin të plotësojë dëshirën e ndonjë personazhi të emisionit, habiten dhe i thonë “Vera, po ishe aq e qetë me spektaklet, ç’të duhet të lodhesh kaq shumë?”. Duket çmenduri të marrësh përsipër një rol të tillë human, por si staf mendojmë se ishte koha e duhur për këto lloj emisionesh njerëzore. Njerëzit janë aq të ndikueshëm nga media, dhe ashtu si Vera ka ndikuar në thyerjen e tabuve me spektaklet e bukurisë, solli modernen dhe “u hapi sytë” njerëzve me serialet e saj të famshëm në vitet postkomunizmit, promovoi e para vlerat e shqiptarëve kudo në botë me programe si “Dua më shumë Shqipërinë” , përse të mos përdorte eksperiencën, aftësinë e saj dhe natyrisht fuqinë e medias për të edukuar më shumë njerëzit që të kthejnë sytë nga njëri-tjetri e të ndihmojnë aty ku mundin ata që kanë nevojë?
/Foto: shqip-foto.blogspot.com/
Jeni larguar prej dy vjetësh nga skena. Ishte kjo ofertë ndryshe që iu ktheu në skenë?
Alketa: Ky projekt ka qene ne arkivin e projekteve tona qe shume kohe me parë. Mesa duket intuita e Verës konfirmoi se ishte koha e duhur për “të filluar materializimin e idesë”. Sigurisht formën gjithçkaje ja jep Vera e cila është e vëmendshme për çdo detaj. Një formë ndryshe do të jetë dhe mënyra se si do të sillem përpara kamerës, apo imazhi im i ri estetik nga stili veshjes deri tek mënyra e krehjes. Por gjatë këtyre dy viteve nuk është se kam bërë pushim. Një vit më parë solla në jetë vajzën time të parë Nikole dhe për mua
ishte shumë e rëndësishme që ti kushtohesha me kohë të plotë asaj.
Meqë përmendët vajzën, si është Alketa nënë?
Alketa: Nuk di si ta përkufizoj të them të drejtën, pasi mendoj se unë ndaj të njëjtat emocione apo ndjenja ndaj fëmijës tim si të gjithë nënat e tjera. Marr prej saj dhe jap njëkohësisht një dashuri të pakushtëzuar që për mua është ndjenja më e bukur në botë. Nëse përpara se të bëhesha nënë kisha prioritete të tjera, tashmë vajza ime është prioriteti im më i madh dhe kështu do të jetë deri në fund të jetës. Nuk them se jam një nënë “e fiksuar” por as shumë tolerante, megjithatë nuk mund të përcaktoj dot saktë asgjë, sepse me rritjen e vajzës sime rritem edhe unë. Siç do i mësoj unë asaj shumë gjëra, edhe ajo do të më mësoj mua.
Po tani që je e zënë me emisionin, duhet ta kesh të vështirë t’i përkushtohesh asaj gjatë gjithë kohës?
Alketa: Fatmirësisht jetoj shumë afër me zyrat e “Më shumë dashuri” kështu që fizikisht nuk shkëputem prej saj për një kohë të gjatë. Le të themi se unë jam aq kohë larg sa asaj mos t’i bëj përshtypje fare që mungoj. “Vajza përpara gjithçkaje”, edhe në kulmin e punës të jem drekën dhe darkën i ndaj me të. Kam ndihmë të madhe nga e gjithë familja por jam aty kur ajo zgjohet në mëngjes, kur ajo do të hajë, do të luajë me mua, kur qan gjatë natës, dhe më e rëndësishmja, edhe kur nuk jam fizikisht pranë saj, jam aty me mendje.
Mesa po kuptoj nuk je një nënë karrieriste…
Alketa: Nuk e di ç’do të thotë nënë karrieriste. Kur vendosa të sillja në jetë një fëmijë, mora parasysh përgjegjësitë që më takonin si nënë, ashtu si kur vendos që të merrem me spektakle, marr parasysh përgjegjësitë që më takojnë dhe punën që duhet të bëj për të dalë sa më mirë. Të gjitha kërkojnë kohë dhe përkushtim. Unë karrierën time do ta vazhdoj sepse ajo më plotëson si individ, si Alketë, ashtu siç më plotëson edhe dashuria që ndaj në familjen time. Të gjitha këto ndërthuren me njëra-tjetrën dhe ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e një harmonie në familje por edhe jashtë saj, dhe rrjedhimisht në një jetë të shëndetshme.
Alketa, nëse njerëz të tjerë të njohur janë gjithmonë në vëmendjen e paparacëve, ti ke qenë shumë e tërhequr dhe shumë e kujdesshme për jetën tënde private? Madje edhe dasmën e bëre “me dyer të mbyllura”. Një zgjedhje e jotja apo rastësi?
Alketa: Unë për publikun jam njohur fillimisht si folëse në radio e më pas si prezantuese. Ka qenë puna ime që më ka bërë të njohur dhe jo jeta ime private. Prandaj mendoj se nuk ka shumë rëndësi për të tjerët se si e bëj unë dasmën, se ku drekoj apo ku kaloj pushimet. Në jetën private jam si gjithë të tjerët, nuk bëj asgjë të jashtëzakonshme për të cilën të tjerët do të ishin kuriozë të dinin. Unë jam besnike e shprehjes se “çdokush duhet të flasë kur ka diçka për të thënë”. Të jesh çdo ditë në faqet e gazetave e revistave vetëm sepse je duke ecur në rrugë, apo duke pirë një kafe me miqtë e tu, nuk është domethënëse për mua. Ajo lloj fame prej asgjëje, nuk më mbush. Punoj shumë për të arritur aty ku dua, dhe për atë dua të vlerësohem, qoftë edhe të kritikohem. Vlerësimet për jetën private ia lë atyre që më njohin më mirë dhe që preken drejtpërdrejtë nga prania dhe sjellja ime.
Të rikthehemi tek projekti juaj i ri. Këtu ke një rol të vështirë, nuk do të jesh thjesht prezantuese por do të moderosh, do të intervistosh, do të kesh edhe një punë gazetareske. E ke me frikë?
Alketa: Nëse unë nuk do ta bëja dot nuk do ta merrja përsipër. Po të ishte një emision politik atëherë do t’ua lija këtë emision atyre që kanë vite që merren me politikë, po të ishte një emision shëndetësor, do t’u lija këtë emision atyre që kanë njohuri për mjekësinë. Por ky është emision me histori njerëzore, ka në qendër biseda me njerëz të thjeshtë, të cilët mund të ishin edhe familja ime apo njerëz që unë takoj çdo ditë. E rëndësishme është të dëgjosh, të kuptosh, por natyrisht edhe t’ju bindesh rregullave të televizionit të ritmit dhe të përqendrimit të bisedës në pikat më të rëndësishme. Po punoj shumë për këtë emision dhe siç e thashë edhe më parë, është një sfidë që kam shpresa se do ta përballoj. Jam gjatë gjithë kohës e orientuar nga Vera, kam një skenariste shumë të aftë në krah dhe tepër kreative. Do të doja të përmendja Ermalin, Naccin, Lorin, Suzin, Jonin, Andin, Lilin, Eraldin, Urimin, Ervinin, Trimin, Klejdin…E di që mund të duket si një përshëndetje nga ekrani, (qesh) por më besoni është e gjitha një punë ekipi.
Mos kjo do të thotë se nuk do të kemi më një Alketë spektaklesh?
Alketa: Pasioni dhe puna ime aktualisht është ajo e prezantueses/gazetares. Po planifikoj masterin tim të ardhshëm në Mass Media dhe Komunikim. Një serial i tillë me tema sociale apo një spektakël muzikor, për mua nuk ka ndryshim. Mjafton që unë ta bëj sa më mirë detyrën time. Unë marr po aq seriozisht si një spektakël dy orësh që transmetohet
vetëm një herë në vit ashtu edhe një serial të tillë. Çdo gjë që kam bërë më ka mësuar diçka, asgjë nuk është e lehtë dhe më është dashur të punoj shumë për të arritur këtu ku jam. Por kam ende shumë për të bërë dhe shumë për të mësuar. Të gjitha mendoj unë ndikojnë në pjekurinë time profesionale.
Alketa, rikthehesh prapë në një serial që mban firmën e producentes Vera Grabocka. Çfarë të mban tek ajo?
Alketa: Vera është një shkollë e pashtershme nga e cila nuk dua të laureohem kurrë sepse gjithmonë kam një gjë të re për të mësuar. Unë kam qenë gjithmonë ambicioze dhe kam punuar shumë, por tek Vera gjeta energjinë dhe shtysën për të ecur edhe më përpara. Është një shprehje që e themi me shaka se “nëse nuk e ke qejf punën, pavarësisht sa i aftë je, atëherë mos puno me Verën”. Kur sheh se sa energji ka ajo grua, se sa shumë punon gjatë gjithë ditës, nuk ke se si rri duarkryq. Është e rrallë dhe është fat për mua në këtë moshë, të punoj me një producente e cila pavarësisht eksperiencës së gjatë dhe prestigjit që ka, kurrë nuk e dëgjon të thotë “Unë di gjithçka”. Ajo mirëpret gjithmonë ide të reja, kërkon të mësojë e të përftojë më shumë nga risitë televizive në botë. Teknika e saj e bashkëpunimit është një lloj ”Brain storming”. Por ajo që është më e rëndësishmja, Vera të bën të ndihesh i vlefshëm, se edhe fjala apo mendimi yt ka peshë pavarësisht diferencës së madhe në eksperiencë që mund të kesh në krahasim me të. Unë kam përkrahur që ditën e parë filozofinë e saj se “duhet të derdhësh djersë për të arritur aty ku do, pasi vetëm ashtu shija e suksesit është edhe më e ëmbël.”
Të premten ke edhe premierën e serialit “Më shumë dashuri”. Je e bindur për suksesin?
Alketa: Kur e merr një gjë me dashuri e pasion, gjithmonë ke edhe një frikë të vogël. Dhe kjo për mua është më e shëndetshme sesa të kesh një siguri të plotë. Derisa emisioni të dalë në ekran e ta shohin njerëzit nuk mund të flasë më bindje, pasi fjala e fundit i takon shikuesve. Por kemi punuar e po punojmë shumë dhe ajo që është vërtetë fantastike, kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm në ekip, që për mua është tepër domethënëse. Që një sipërmarrje e tillë të ketë sukses, nuk mund të arrihet vetëm, nuk mund të arrihet pa mendje të mençura, nuk mund të arrihet pa djersë, dhe nuk mund të arrihet pa pasion. Këto elementë, e them me siguri se i kemi në stafin tonë, për të tjerat, flasim të shtunën pas natës së parë. /bluetooth/telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje