Përfaqësuesi rus në festivalin e këngës në Eurosongtë këtij viti i ra të fikët në skenë.

Seregej Lazarev ra pa ndjenja gjatë një shfaqje, e cila u mbajt në Shën Petersburg.


Edhe pse këngëtari i ra të fikët, audienca vazhdoi të duartrokas ndërsa asnjëri prej të pranishmëve nuk iu afrua për të parë se çfarë po ndodhte për gati 40 sekonda.

Kur e kuptuan se gjendja është serioze dhe vrapuan për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.

Më vonë u njoftua se e gjithë kjo kishte ndodhur shkaku i stresit dhe rraskapitjes.

Mediat botërore raportojnë se këngëtari rus konsiderohet si një nga favoritet kryesor të triumfoj sivje në Eurosong. /Telegrafi/