Alivanoset një fëmijë brenda autobusit të linjës Mitrovicë-Prishtinë, mosmarrëveshje mes një udhëtari dhe drejtuesve të autobusit

Një incident dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 12:00 brenda një autobusi të linjës Mitrovicë-Prishtinë.
Rastin e kanë konfirmuar për Telegrafin udhëtarët, që ishin në këtë autobus, duke dërguar edhe një video incizim, kur shihet gjendja kaotike e krijuar brenda autobusit, derisa një udhëtar i ka kërkuar shoferit të autobusit që të hap një dritare për ajrosje, pasi një vajzë nuk ndihej mirë me shëndet.
Një udhëtare brenda autobusit ka rrëfyer ngjarjen. Ajo thotë se gjendja ka eskaluar kur kondukteri i kërkon udhëtarit që të dalë jashtë nga autobusi, të cilin, më pastaj, sipas saj, e kanë sulmuar fizikisht konduktori dhe shoferi i autobusit.
“… Jam tmerru dhe akoma jam duke qajt. Sot ka ndodhur rreth orës 12:15. Duke ardh nga Vushtrria, diku Stanovc apo Novosellë, spo e di saktë. Një vajzë u ndi keq. Autobusi ka qenë plot. Ai zotëria që ishte aty u çu në këmbë dhe kërkoi që të hapet dritarja, se asaj vajzës i ka ra të fiktë. E mandej ata i thanë ‘kush je ti që po e ngrit zanin në autobus tem’. Zotëria i tha ‘vajza s’po ndihet mirë e po don me i ra të ligë’. Ata nuk deshtën me hap dhe e ndalën autobusin. I bërtitën atij zotërisë ‘kush je ti që po bërtet kështu’. Zotnia pa fol kurrgjë keq. Ata plus ia ngjitën ‘pse po fol ti pa lidhje’. Ne kemi qenë prezent shumë veta dhe krejt kanë qenë me telefona duke incizua. E qiten jashtë dhe e kanë rreh atë plakun. Ai plaku e lypke një çantë e këta nuk ia jepshin. Ai i tha ‘ani, kthemi paret masi po më qitni nga autobusi’. E, e këta as nuk ia jepen paret. E kapën e qitën jashtë dhe e rrehen atë plakun. E lanë midis rruge… Kondektori dhe shoferi e rrahën”, tha ajo.
E pyetur se si kanë reaguar udhëtarë tjerë, ajo tha “S’kemi guxu asnjëri. Ata me atë qikën bërtitshin non stop, ‘marre ju koft’. Edhe ai plaku dhe ata që kanë qenë me atë qikën kanë zbrit nga autobusi”, ka thënë kjo qytetare për Telegrafin.
Telegrafi po ashtu ka kontaktuar me përfaësues të kompanisë transportuese (emri i kompanisë i njohur për Redaksinë), të cilët në bisedën e parë e pranuan që ka ndodhur një incident. Mirëpo, në telefonatën e dytë për të marr informata shtesë, ata e mohuan ngjarjen.
Në telefonatën e parë përfaqësuesi i kësaj kompanie tha: “Po. Një fëmijë ka qenë pak sëmurë dhe e kemi ndal autobusin, tek ‘INA’ në Kçiq… E kam marr atë qikën ia kemi la sytë. Me nënën e vet e ka shti në market, ia kemi ble një pije kemi nejt nja pesë minuta… Telashja ka qenë me një burrë, duke më bo presion mu qele kapakun nalt…. E unë ia kam qel asaj qikës xhaminë anash… Ka vazhdua me presion dhe ka fol fjalë të ndyta”, tha ai.
I pyetur nëse ka pas tensionim të situatës mes kondukterit dhe udhëtarit të autobusit, ai e mohoi një gjë të tillë.
“E kam qit në tokë, ia kam kthy biletën, paret dhe kurrgjo më shumë… S’kam nevojë me bërtit në autobus… Kush ka telashe le të raporton… Nëse ka pas dikush diçka me ne a diçka është stacioni i policisë…”, tha ai.
Ai mohon të ketë sulmuar fizikisht dikë.
Telegrafi po ashtu ka pyetur në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës nëse kanë informacion për këtë incident, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Telegrafit se ende nuk kanë ndonjë raportim për një rast të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës