Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës ka pasur reshje të borës.
Por, si parashikohen të jenë temperaturat në Kosovë në ditët në vazhdim si dhe stina e dimrit?
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se stina e dimrit do të jetë me temperaturat më të ulëta si dhe do të ketë reshje më të dendur të borës në krahasim me dimrat e kaluar.
Kjo, pasi sipas tij vera e këtij viti ka qenë më e nxehtë dhe më e gjatë në vite, me temperatura deri në 38 gradë Celsius që kanë vazhduar nga qershori deri në tetor.
“Ky dimër nuk do të jetë sikurse dimri tjetër, pasi gjatë gjithë verës kemi pasur një verë shumë të nxehtë deri në 38 gradë Celsius. Por, e veçanta është që kemi pasur një periudhë të gjatë të verës, që nga qershori deri në muajin tetor kemi pasur temperatura bukur të larta.
E, kjo energji sipas statistikave, sipas përvojës që kam në fushën e meteorologjisë kujtojë që do të jetë ‘negative’ gjatë dimrit. Apo që të jem më i qartë ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimrat që kemi lënë pas. Do të ketë temperatura dhe më të ulëta, por do të ketë reshje të borës edhe më të dendur se në dimrat që i kemi kaluar”, ka thënë Aliu.
Aliu po ashtu tha se gjatë këtij muaji do të ketë reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në ato të larta do të ketë reshje bore, veçanërisht gjatë ditës së mërkurë ose të enjten.
“Ditët e fundit kemi pasur temperatura të ulëta, deri në minus 2 a 3 gradë Celsius. Por që në viset e larta këto temperatura janë dhe më të ulëta. Këto ditë patëm vranësira të dendura në disa pjesë të Kosovës, konkretisht në pjesën e Podujevës ku kemi pasur dhe shtresa të borës që janë normale për ditët që jemi.
Në viset e larta gjithmonë kemi temperatura më të ulëta, kurse në viset e ulëta nuk parashihet të kemi reshje të borës vetëm riga të dobëta të shiut. Derisa në viset e ulëta kemi riga shiu, këto në viset e larta shndërrohen në fjolla bore”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën - Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Mbajti fjalim fyes kundër UÇK-së, policia ndalon Igor Popoviqin

Thaçi “zbulon shokët” e togerit të policisë të arrestuar nën dyshimin për spiunazh

“Nuk kam fatura për heronj", fjalët e avokatit Kërveshi që i dhanë forcë Gentrit Shalës në kërkim të drejtësisë për babain e tij

“Hape derën” - sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë