Policia amerikane u thirr në një motel në Virxhinia, ku dëshmitarët raportuan se kishin parë një aligator që fshihej jashtë dhomës së një mysafiri.

Departamenti i Policisë së Qarkut Fairfax tha se oficerët iu përgjigjën motelit Budget Host Travelers në Aleksandri, pas një raporti për shfaqjen e një kafshe dhe mbërritën për të zbuluar se me të vërtetë ishte një aligator rreth dy metra të gjatë jashtë dhomës së një moteli.


Policia e Mbrojtjes së Kafshëve u thirr në vendngjarje për të ndihmuar me situatën, transmeton Telegrafi.

Policia mësoi se aligatori ishte arratisur nga pronari i tij ndërsa transportohej nga Nju Jorku në një kopsht zoologjik të Karolinës së Veriut.

Ligji i Virxhinias ndalon posedimin e aligatorëve dhe kafshëve të ngjashme ekzotike, kështu që pasi zvarraniku u kap përsëri, policia shoqëroi kafshën dhe pronarin e saj jashtë Qarkut Fairfax. /Telegrafi/