LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti dhe Xhelal Bajrami do të dëshmojnë për rastin “Monstra”

Ali Ahmeti dhe Xhelal Bajrami do të dëshmojnë për rastin “Monstra”

Pas Zoran Zaevit dhe Gordana Jankulloskas, të cilët si ish-funksionarë të lartë kanë dëshmuar për rastin “Monstra”, sot në seancë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës duhet të dëshmojë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Përveç Ahmetit, si dëshmitar duhet të paraqitet edhe bashkëpartiaku i tij, prokurori Xhelal Bajrami, i cili në vitin 2012, kur ndodhi ngjarja famëkeqe në Liqenin e Smillkovës e kryente funksionin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.


Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurë paraprake për rastin me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas heqjes së aktgjykimeve, lëndën “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori