Çdo model i kompanisë italiane Alfa Romeo tërheq vëmendje të madhe, e tani kjo po ndodh me SUV-in e parë të quajtur Tonale.

Në panairin e veturave në Gjenevë gjatë vitit 2019, kemi pasur rastin të shohim konceptin e Tonale, e prodhimi serik bart emrin e njëjtë dhe ka pothuajse dizajnin identik pa ndryshime të mëdha.


Kjo do të thotë se aty janë fellnet më të vogla, dritat dhe retrovizorët më të mëdhenj dhe dorezat e dyerve, transmeton Telegrafi.

Tonale do të jetë rival i Audi Q3, BMW X1 dhe Mercedes GLA. Në ofertë gjenden dy motorë konvencional hibrid, plug-in hibrid dhe motori standard me djegie të brendshme.

Të gjithë janë të pajisur me ndërrues automatik, pavarësisht nëse bëjnë tërheqje me katër apo dy rrota.

Është një veturë 4.530 metra e gjatë, 1.600 e lartë dhe 1.850 e gjerë. Në tregun evropian vjen gjatë kësaj vere, e çmimet akoma nuk janë konfirmuar. /Telegrafi/

1 102

2 29

3 22

4 17

5 12

6 11

7 5

8 5

9 3

10 2

11 5

13 1

14 1

15

16

17