LAJMI I FUNDIT:

Alexis Sanchez afër largimit nga Interi, për të ka interesim nga Arabia Saudite

Alexis Sanchez afër largimit nga Interi, për të ka interesim nga Arabia Saudite

Periudha e dytë e Alexis Sanchez tek Interi mund të jetë afatshkurtë, pasi raportimet thonë se interesim për shërbimet e tij ka shprehur klubi arab Al-Ittihad.

Raportohet se ka qenë trajneri Marcelo Gallardo ai i cili personalisht ka kërkuar transferimin e kilianit, andaj drejtuesit e klubit arab do të bëjnë të pamundurën për ta transferuar në janar.

Reprezentuesi kilian kishte qenë edhe më herët pjesë e Interit përgjatë viteve 2019 deri më 2022, para se të largohej si lojtar i lirë në drejtim të Olympique Marseille.


Ai u rikthye në Itali një vit më vonë, përsëri pasi i skadoi kontrata dhe këtë sezon ka kontribuar me dy gola në 12 paraqitje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Inter bëhet gati për të finalizuar transferimin e parë të janarit
Lexo po ashtu Inter bëhet gati për të finalizuar transferimin e parë të janarit

Sidoqoftë, ka pasur sugjerime se 35-vjeçari është i gatshëm për të provuar një aventurë të re në Lindjen e Mesme.

Inter tashmë është lidhur me një sulmues në afatin e janarit, pasi Arnautovic dhe Sanchez nuk po e ofrojnë ndihmën e duhur për Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Gallardo mori ‘frenat’ e Al-Ittihadit muajin e kaluar dhe thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e veteranit tek ekipi i tij.

Në rast se bëhet shitja e Sanchez, atëherë Interi me shumë mundësi do të kërkonte shërbimet e Mehdi Taremit që po luan vitin e tij të fundit të kontratës tek Porto./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori