LAJMI I FUNDIT:

Alexander-Arnold pritet të marrë një bonus të ‘çmendur’ nëse transferohet tek Real Madridi

Alexander-Arnold pritet të marrë një bonus të ‘çmendur’ nëse transferohet tek Real Madridi

Zëvendëskapiteni i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold raportohet se do të marrë një bonus të ‘çmendur’ nënshkrimi në rast se i bashkohet Real Madridit.

Të besuarit e Arne Slot kanë shijuar një fillim fantastik të sezonit 2024/2025 teksa momentalisht janë lider në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli po ashtu është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin e Carabao Cup, teksa do të luajnë në gjysmëfinale ndaj Tottenhamit.


Sidoqoftë, ky fillim fantastik i sezonit të tyre ka marrë një shije të hidhur nga raportimet qe po e lidhin Alexander-Arnold me një kalim të mundshëm tek Real Madridi.

Është sugjeruar se trajneri Carlo Ancelotti dëshiron që klubi të përshpejtojë negociatat për ta sjellë Alexander-Arnold në kryeqytetin spanjoll sa më parë që të jetë e mundur.

Sipas The Sun, Alexander-Arnold mund të marrë një bonus nënshkrimi prej 100 milionë eurosh në rast se largohet nga Liverpooli në drejtim të Madridit.

U tha se Alexander-Arnold tek Real Madridi është e kryer - Arne Slot përgjigjet ndaj këtyre raportimeve
Lexo po ashtu U tha se Alexander-Arnold tek Real Madridi është e kryer - Arne Slot përgjigjet ndaj këtyre raportimeve

“Real Madridi është i përgatitur që t’i ofrojë reprezentuesit anglez një rritje të madhe të pagës së tij prej 180 mijë eurosh në javë në Anfield, por paratë e vërteta janë ato të bonusit të nënshkrimit”.

“Ani pse Alexander-Arnold nuk do të mund të barazojë koston totale të transferimit të Mbappes prej 192 milionë eurosh, ai do të bëhet njëri prej lojtarëve më të paguar në botë”, thuhej në raport.

Liverpooli në ndërkohë do të rikthehet në aksion këtë vikend, ku do të presin në shtëpi Manchester United pasditen e së dielës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Serie A
Kalo në kategori