Alexander-Arnold në histori të Ligës Premier për asistime

Trent Alexander-Arnold është bërë mbrojtësi i parë që ka regjistruar 10 ose më shumë asistime në sezone të ndryshme në Ligën Premier.
Anglezi po vazhdon të shkëlqej dhe të bëjë histori me fanellën e klubit nga Anfield.
21-vjeçari krijoi shkëlqyeshëm golin e Liverpoolit kundër Wolves teksa dhuroi një asistim perfekt për Jordan Henderson që shënoi për 1-0 në minutën e tetë.
Mbrojtësi i djathtë dhuroi asistimin e tij të 10-të të sezonit dhe kështu, u bë mbrojtësi i parë që regjistroi 10 ose më shumë asistime në disa sezone të ligë.
Tani, Alexander-Arnold ka arritur në shifrën e 22 asistimeve që nga fillimi i sezonit të kaluar, që është një më shumë se Lionel Messi.
Alexander-Arnold është pesë asistime pas yllit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili ka 15 asistime deri tani këtë sezon.
Natyrisht, rekordi i reprezentuesit të Anglisë i ka bërë tifozët të flisnin në mediat sociale rreth kësaj duke zgjedhur fjalë të mëdha për talentin e Reds. /Telegrafi/
https://twitter.com/SamueILFC/status/1220438300462284801
https://twitter.com/ftblChriis/status/1220440702330593280




















































