Mesfushori i Fulhamit, Alex Iwobi, ka zbuluar se i është kërkuar të ndalojë së shpërndari përmbajtje “prapa skenave” në Snapchat, pas shqetësimeve të ngritura nga ekipi mediatik i klubit.

Lojtari 29-vjeçar i kombëtares së Nigerisë ishte bërë i njohur nga tifozët për ndarjen e pamjeve nga brenda dhomës së zhveshjes, duke postuar shpesh video nga seancat stërvitore dhe nga dita e ndeshjeve.


Megjithatë, Iwobi së fundmi u ka treguar ndjekësve të tij se aktiviteti i tij në Snapchat është vënë nën shqyrtim nga klubi.

Në një video të publikuar, ai shpjegoi: "Për ata që pyesin veten pse nuk po postoj më fotografi BTS në dhomën e zhveshjes: një person nga ekipi i medias më tha se nuk kam kapur gjërat e duhura. Prandaj, nuk do të ketë më BTS".

Ai shtoi: "Më kanë thënë gjithashtu se mund të gjobitem nëse vazhdoj ta bëj këtë... Po përpiqen të ndalojnë ‘snap-in’ në dhomën tonë të zhveshjes".

Ndërsa tifozët e kanë shijuar përmbajtjen e tij të sinqertë, Iwobi theksoi se tani duhet të “respektojë rregullat” dhe të ndalojë së postuari nga brenda hapësirave të ekipit.

Kujtojmë se ai më herët ka qenë në qendër të vëmendjes për publikimin aksidental të zgjatjes së kontratës së Tom Cairney, përpara se klubi ta kishte njoftuar zyrtarisht. /Telegrafi/

telegrafi sport app