Edhe këtë vit përveç yjeve të filmit, në tapetin e kuq të Festivalit të 79-të të Filmit në Venecia gjejmë edhe influencuesit.

Dy pjesëmarrës të ‘Men & Women’ dhe më pas të ‘Big Brother Vip Italia’ Alessandro Basciano dhe Sophie Codegoni ishin protagonistë të një propozimi për martesë.


Teksa të dy po parakalonin në tapetin e kuq, ai u gjunjëzua dhe nxori unazën për t’i propozuar, ajo e emocionuar iu afrua për ta puthur duke pranuar propozimin e partnerit.

070523459 2f7a6fce e8fb 474b 8475 14518af44326 Foto: IPA

Ky moment romantik, në një skenë krejtësisht e papritur që po bën xhiron e internetit dhe ka marrë reagime nga më të ndryshme.

Sophie Codegoni dhe Alessandro Basciano u takuan dhe ranë në dashuri pikërisht në shtëpinë e famshme, nën syrin e kamerave dhe ditë pas dite fansat nga jashtë u pasionuan pas historisë së tyre të dashurisë.

070526657 3075bc23 c527 46ca aacb 9ce44122312c Foto: IPA

Pasi dolën nga edicioni i fundit i 'reality show'-t u riemëruan nga ndjekësit: Basciagoni ! Të dy kanë ecur në tapetin e kuq në Venecia me një ‘look’ të koordinuar me ngjyrë të zezë me rastin e premierës së filmit “The Son”.

Në premierë 21-vjeçarja zgjodhi një fustan kolone prej kadifeje me shpatulla të zhveshura, një dekolte të dashur dhe një të çarë maxi. Ajo e kombinoi me sandale me taka të larta nga ‘Saint Laurent’. Për të kompletuar të gjitha, vendosi bizhuteritë dhe një bisht maxi si model flokësh.

080459092 915ed40c 7a04 4930 8ec0 023c6f1bba9e Foto: IPA

E zezë totale ishte edhe për Alessandro Basciano, një kostum klasik dhe elegant me papion, këmishë e bardhë si shamia e xhepit.

Ndryshe nga dy çiftet e tjerë të lindur nën qendër të vëmendjes së Big Brother Vip dhe Manuel Bortuzzo, Gianmaria Antinolfi dhe Federica Calemme, Basciagoni janë ende bashkë.

070527705 e0416862 3027 4a57 889d d90d43168f69 Foto: IPA

Sophie dhe Alessandro disa muaj pas përfundimit të spektaklit janë në fakt më të dashuruar se kurrë dhe janë shumë të gatshëm ta bëjnë realitet historinë e tyre duke bërë një hap më tej.

Në mars, të dy në një intervistë kishin thënë tashmë se ishin gati të jetonin së bashku, ajo ishte e çekuilibruar duke pranuar se donte fëmijë nga partneri i saj, me pak fjalë, ishte e qartë se për ta ishte diçka vërtet serioze.

070532611 2038ad53 b456 4f5b 84e8 7be73cb24234 Foto: IPA

Por, askush nuk e priste surprizën e bërë në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias.

Krahas elegancës, çifti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një gjest romantik dhe dhe emocionues. /Telegrafi/

070521737 92b5c536 ca6a 444b b21e b8518ecdc4bc Foto: IPA

070521231 ab15a0cf df55 41c0 a00e 7c5d104e59e1 Foto: IPA