LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët akuzon Nexhati Jakupin për korrupsion

Aleanca për Shqiptarët akuzon Nexhati Jakupin për korrupsion

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “edhe në kohe pandemia, siç duket zyrtarët e BDU-së nuk bëjnë ‘kompromis’ me korrupsionin dhe zhvatjen”.

Nga ASH thonë se funksionarët e BDI-së vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër e të zakonshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Klinika për kirurgji torakale dhe vaskulare të cilën e udhëheq Nexhati Jakupi, funksionar i BDI-së, kanë blerë maska mbrojtëse FFP për 380 denarë copë. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes të njëjtat maska i ka paguar nga 97 denarë, derisa  Shoqëria Aksionare për Banesa dhe Objekte Afariste po të njëjtat maska mbrojtëse i ka paguar nga 40 denarë”, thuhet në njoftimi e ASH-së.


Nga ASH i bëjnë thirrje organeve kompetente dhe Komisionit Anti-korrupsion të hetojnë këtë rast në mënyrë që, siç thonë nga kjo parti, të parandalohet korrupsioni dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare./Telegrafi/