LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët akuzon BDI-në për nepotizëm gjatë përzgjedhjes në funksionet e larta qeveritare

Aleanca për Shqiptarët akuzon BDI-në për nepotizëm gjatë përzgjedhjes në funksionet e larta qeveritare

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “në këtë kohë pandemie, kur të gjithë po përballemi me pasojat shëndetësore dhe ekonomike, BDI po i bën kalkulimet e fundit për ndarjen e kulaçit Qeverisë”.

“Për këtë parti që e ka shndërruar vendin në tirani pak rëndësi ka, pandemia, dhe numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga ky virus famëkeq, ata nuk e çajnë kokë për varfërinë, faturat e shtrenjta të rrymës elektrike, migracionit alarmant”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, BDI shqetësimin kryesor vazhdon të ketë rehatimin e njerëzve të tyre nëpër pozitat e larta shtetërore.


“Kjo parti që po hyn në dekadën e tretë të Qeverisjes e ka humbur sensin dhe ndjenjat politike të funksionimit. Është shndërruar në  kompani private dhe pronë e lidershipit për të emëruar funksionar kusar politik, për të vjedhur e për tu pasuruar pa fund, nga buxheti i shtetit dhe nga taksapaguesit e RMV, dhe për mos tu përgjigjur asnjëherë për korrupsionin dhe keqpërdorimet e detyrave zyrtare te funksionareve te tyre”.

“Ejup Rustemi qe pritet të jetë Drejtor i rrugëve të Maqedonisë, i cili vjen në këtë pozite nga Drejtori Gjeneral i Postave te Maqedonisë, pas dy mandateve te deputetit, është shembulli më i keq i BDI-së qe tregon se kjo parti dallon pak nga partitë komuniste që karakterizohen me kuadro të përjetshëm. Ky drejtor dështak i Postave të Maqedonisë, shtrohet pyetja me çfarë merite e fitoi pozitën E drejtorit te Rrugëve të Maqedonisë?”.

“Po propozimi i Jeton Akikit Drejtori i AEK-ut përndryshe dhëndri i Nevzat Bejtës në ç’mënyre e meritoj këtë pozitë, përveç se është dhëndri i Nevzat Bejtës të cilën partinë e tyre e kanë shndërruar në dinasti për familjarët e tyre? Po vëllezërit Besimi? Njëri drejtor i përjetshëm i Spitalit të Tetovës dhe tjetri Ministër i të gjitha Ministrive të vendit dhe në fund Ministër i Financave? Çfarë subjekti politik mund të jetë BDI kur veprimtarinë e saj politike e mbështet mbi nepotizmi klasik, duke i pamundësuar kuadrot e rijnë të zhvillohen politikisht? A nuk ka përplasje të interesave ku duhet komisioni për antikorrupsion të reagojë?”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Ata shtojnë se BDI-ja e sotme nuk dallon nga ajo e djeshmja dhe se turpëron vazhdimisht shqiptarët me, siç thonë nga kjo parti Ejupat e përjetshëm, vëllezërit gjeni dhe me dhëndrin e aftë të Nevzat Bejtës.

“Si subjekt politik kërkojmë përgjigje konkrete nga Komisioni për Anti  korrupsion por edhe nga zv. Kryeministri Ljupco Nikolovski i  angazhuar për luftën kundër korrupsionit përgjigje konkrete për  kuadrot e BDI se a pajtohet me nepotizmin kadrovik të BDI-së për të  ushtruar pozita të larta shtetërore, dhe а janë këta kuadrot  profesional qe Kryeministri Zaev vazhdimisht paralajmëronte se  institucionet shtetërorë do ti udhëheqin kuadro të aftë e të dëshmuar”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori