LAJMI I FUNDIT:

Aleanca dhe Besa i dorëzuan firmat tek LSDM-ja

Aleanca dhe Besa i dorëzuan firmat tek LSDM-ja

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa ia kanë deponuar firmat e deputetëve të tyre liderit të LSDM-së Zoran Zaev me qëllim që të mund ta marr mandatin për qeverinë e re. Kreu i LR PDSH-së Zijadin Sela, para fillimit të Kuvendit Qendror të Aleancës në një deklaratë për Alsat tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi në qeveri, por u shpreh kategorik se pa plotësimin e pikave të platformës së partive shqiptare Aleanca nuk do të bëhet pjesë e ekzekutivit.

“Pjesëmarrja jonë në qeveri është e kushtëzuar me platformën tonë politike. Sepse realisht çfarë kuptimi do të kishin zgjedhjet dhe qeveria nëse ne do të bëheshim pjesë e një qeverie ku do të zbatohen platformat dhe programet e partive tjera. Një ndër kushtet kryesore është ligji për gjuhën, zbardhja e proceseve të montuara politike, dekriminalizimi i kësaj shoqërie dhe institucioneve dhe kuptohet zhvillimi ekonomik me qëllim që të ndalim shpërnguljen e cila është e madhe në mesin e popullatës në Maqedoni. Prandaj nuk do të hyjmë në qeveri sa për të qenë kukull, por do të hyjmë në momentin që do të plotësohen kushtet që i kemi parashtruar”, deklaroi Zijadin Sela, Kryetar i LR PDSH.


Ndërkohë informacionet se Aleanca për Shqiptarët nënshkrimet i ka kushtëzuar edhe me poste ministrore, Sela i quajti spekulime. Aleanca për Shqiptarët së fundi ka zhvilluar edhe bisedime me grupet e punës të BDI-së dhe LSDM-së. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, Aleanca për Shqiptarët fitoi 3 mandate deputetësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori