Albulena Haxhiu nuk merr votat e duhura, nuk arrin të zgjedhet kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albuelna Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Propozimi u bë nga deputeti Glauk Konjufca.
Pas propozimit kryesuesi i seancës e hedhin në votim.
57 vota ishin për, 56 kundër dhe 3 abstenime.
Deputetët që abstenuan ishin Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate.
Kryesuesi i seancës Avndi Dehari konstatoi se kandidatja Haxhiu nuk arriti të marrë votat e duhura.
Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e publikoi Aktgjykimin për seancën konstituive.
Sipas Aktgjykimit, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh dhe e drejta e propozimit të kryeperlamentarit i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar i dalë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Aktgjykimi e kufizon në vetëm tri votime kandidaturën për kryetar Kuvendi. /Telegrafi/










































