Anëtarët e Shoqatës “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, janë shfaqur në Pragë në promovimin e librit të ish-Sekretares amerikane, Madeleine Albright. Në vend të librit për nënshkrim, ata provokuan duke vendosur fotot që për ishin të urryera, ndër të cilat edhe nga ato takimet e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Organizatorët nuk ia dalin të largojnë menjëherë aktivistët antishqiptarë, për çka Albright detyrohet të bërtas: “Dilni jashtë”!
E ashtuquajtura shoqatë “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, organizon çdo vit para ambasadës së Serbisë në Pragë një takim që për ta paraqet “dënimin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake serbe më 1999”.
Vizitën e ish-Sekretares Albright në Pragë ata e shfrytëzuan për ta akuzuar atë për “sulmet e NATO-së më 1999 dhe për atë që ka ndodhur më vonë”! Sipas tyre, ata kërkuan me "qetësi dhe edukatë" që ajo të nënshkruaj "edhe një vepër të saj”, që natyrisht se për ta ato ishin “të dhëna dhe fotografi për krimet e kryera ndaj serbëve”.
Ky provokim nxiti reagimin e pjesëtarëve të sigurisë. Në fund edhe Albright kërkon largimin e tyre.
Një nga pjesëmarrësit, çeku Daniel Huba, në pyetjen se pse ishte në promovimin e librit, tha: "Madeleine Albright nga pozicioni i Sekretares së Shtetit ka shtyrë bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999, kur aeroplanët e NATO-s bombarduan pa asnjë mandat të OKB-së. Ajo ka mbështetur xhihadin në Bosnje më 1992-1995, dhe manipulimin e fakteve rreth Srebrenicës. Ndërsa, personalisht ka përfituar nga privatizimi i Telekomunikacionit të Kosovës (insinuata të tyre, kur dihet se ky privatizim nuk ka ndodhur akoma). Prandaj, duhet të marrë përgjegjësi për vendimet e saj dhe të pranojë përgjegjësinë për gjakderdhjen në të cilën kanë rënë mijëra viktima civile”.
Në mesin e provokatorëve ishte edhe regjisori çek Vaclav Dvorzak, autor i filmit kontrovers dhe anti-shqiptar, “Kosova e rrëmbyer”, si dhe deputeti me prejardhje serbe në Parlamentin çek, Jaroslav Foldin.
Të përkujtojmë se Madeleine Albright ka lindur më 1937 në Pragë të Çekosllovakisë së dikurshme, në një familje hebrenje. Në vitet 1997-2001 ishte Sekretare amerikane e Shtetit, dhe një ndër mbështetëset më të mëdha të zgjidhjes së çështjes së Kosovës më 1998-1999 dhe të mbrojtjes së popullit shqiptar nga gjenocidi serb. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër