Albion Rrahmani shënon për Sparta Pragën, vazhdon të konfirmohet si lider i sulmit

Albion Rrahmani, vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit çek, duke shënuar golin e epërsisë 1-0 për Sparta Pragën në ndeshjen kundër Zlinit.
Gol i realizuar të dielën mbrëma, në minutën e 31-të, vlen për përballjen e xhiros së shtatë të kampionatit çek.
Ky ishte goli i shtatë i 25-vjeçarit për Sparta Pragën këtë sezon, në 13 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, duke treguar kontribut të vazhdueshëm dhe duke u bërë një nga figurat kryesore të skuadrës në sulm.
Sulmuesi arriti të shënojë në minutën e 31-të, duke sulmuar shtyllën e parë dhe me një prekje të lehtë gjeti rrjetën.
Përveç golave, Rrahmani ka treguar edhe përkushtim të madh në lëvizjen e hapësirave dhe asistimet, duke e bërë veten një kërcënim konstant për mbrojtësit kundërshtarë.
Përveç paraqitjeve të shkëlqyera në Çeki, Rrahmani është pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku pritet të marrë pjesë në ndeshjet e shtatorit kundër Zvicrës dhe Suedisë. /Telegrafi/


















































