Albi Mall Superliga rikthehet në aksion sot (e shtunë) ku do të luhet xhiro e 15-të dhe na presin disa sfida mjaft interesante.

Sot do të luhet në Skenderaj dhe në Lipjan, me Drenicën që do të jetë nikoqire e Gjilanit dhe Prishtina e Re do të pres Prishtinën.


Në duelin e parë, Drenica e pozicionuar aktualisht e shtata në tabelë, pret Gjilanin që është vetëm një pozitë me lart me 16 sosh.

Të dy skuadrat nuk kanë arritur të fitojnë në xhiron paraprake, andaj do të luftojnë që të marrin vetëm rezultat pozitiv.

Në duelin tjetër mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës do të ketë debutim trajnerësh, me vendasit që tashmë kanë emëruar në stol Qëndrim Kidën pas largimit të Shpëtim Babajt, ndërkaq në stolin e Prishtinës është ulur Afrim Tovërlani, duke zëvendësuar Arsim Thaçin.

Në takimin e parë këtë sezon mes këtyre dy skuadrave, fitues kishte dalë Prishtina që kishte triumfuar me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’.

Të dyja këto ndeshje është paraparë që të nisin me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/

telegrafi sport app