Është vënë re një tendencë e artistëve shqiptarë së fundmi për të shfrytëzuar lidhjen direkte me fansat përmes apikacionit "LiveStream" të rrjetit social Instagram.

Ata publikojnë video direkte nga vendi ku ndodhen, teksa fansat dhe ndjekësit e tyre kanë mundësinë që t'iu dërgojnë komente drejpërsëdrejti.


Së fundmi, ka qenë këngëtarja Beatrix Ramosaj ajo e cila ka realizuar një 'livestream' në InstaStory bashkë me vëllaun e saj.

Gjatë kohës që po incizonin ata shfaqeshin edhe me nga një gotë alkool, teksa vazhdimisht merrnin komente nga fansat.

Por një nga ato situatat që ata nuk e prisnin, ndodhi! Nëna e tyre Antigona Ramosaj u dërgoi atyre drejtpërsëdrejti një vërejtje, duke komentuar mbi video: "Mos pini se nesër herët për rrugë", çka ka bërë me dije se nesër prisnin që së bashku të shkonin diku.

Mes shumë komenteve, ky ka qenë ai i cili ka rënë më shumë në sy nga të gjithë, ndonëse ishte i përzierë në mesin e shumë komenteve të tjera nga fansat. /Telegrafi/

beatrikss Nëna e Albanit dhe Beatrixit iu jep vërejtje në transmetim direkt në InstaStoru.