Ende pa u ftohur mirë vendi pas largimit të Sara Kapos dhe Valer Kolnikajt nga Top Show Magazine, vendin në panel si opinioniste e ka zënë prezantuesja Albana Osmani, e cila sonte është prezantuar edhe me një lugë floriri në dorë.

Ajo u shpreh se këtë lugë e ka “vjedhur” nga dasma mbretërore.


Albana deklaroi se lugën ia kishte vjedhur Princit grek, pasi Mbretëresha e Spanjës i kishte thënë, që ta bënte një gjë të tillë, për t’i marrë atij fatin.

“Shpresoj të na sjellë fat, edhe pse ata janë në moment krize për vete”, u shpreh moderatorja.

Albana dhe Ervin Kurti janë në rolin e opinionistëve, pasi Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj u larguan nga shou. /Telegrafi/