Skuadra saudite Al-Nassr e ka identifikuar mbrojtësin Andreas Christensen si objektivin kryesor të merkatos së verës së ardhshme.

Sipas “Diario Sport”, danezi mund të tundohet nga oferta financiare shumë e lartë që vjen nga Lindja e Mesme.


Christensen, i cili i skadon kontrata me Barcelonën verën e ardhshme, aktualisht e ka prioritet rinovimin me klubin blaugran. Megjithatë, një marrëveshje e re po shihet çdo ditë e më pak e mundshme, me drejtuesit e Barcelonës që po përgatiten t’i thonë lamtumirë mbrojtësit në fund të sezonit.

Andreas Christensen

Në këto rrethana, Al-Nassr është vetëm një nga klubet që po monitorojnë situatën për ta marrë Christensenin si lojtar të lirë.

Një transferim i tillë do ta ribashkonte 29-vjeçarin me ish-shokun e tij të repartit, Inigo Martinez, i cili u transferua në Riad këtë verë.

Edhe ish-sulmuesi i Barcelonës, Joao Felix, aktualisht po luan për Al-Nassr të Cristiano Ronaldos./Telegrafi/

telegrafi sport app