LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për vrasjen e Martin Canit, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën për lirimin nga burgu të 14-vjeçarit

Akuzohet për vrasjen e Martin Canit, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën për lirimin nga burgu të 14-vjeçarit

Gjykata e Apelit në Tiranë refuzon kërkesën për zëvendësim të masës “arrest në burg” për të miturin M. P., i akuzuari për vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani.

Më 18 nëntor 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Martin Cani humbi jetën pasi dyshohet se u godit me thikë nga Mario Përlleshaj, ndërsa shoku i tij, Luis Meçja, mbeti i plagosur.

Sherri dyshohet se kishte nisur fillimisht në rrjetet sociale, për t’u përshkallëzuar më pas në ambientet e shkollës dhe rreth saj.


Pas ngjarjes, Policia e Shtetit deklaroi se nuk kishte një autor të dytë të përfshirë në incident, duke theksuar se autori i dyshuar kishte vepruar i vetëm. Thika e përdorur në krim u gjet së bashku me çantën e shkollës në afërsi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, duke u organizuar protesta para Ministrisë së Arsimit, ku qytetarët kërkuan më shumë siguri në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit. Dy muaj pas ngjarjes, familjarët e viktimës organizuan një tjetër protestë, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë në hetime.

Pas kësaj ngjarjeje, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tur nëpër shkolla të vendit, ku u takua me prindër e mësues, në përfundim të të cilit deklaroi se qeveria kishte vendosur të mbyllte aplikacionin TikTok në Shqipëri. Vendimi nuk është ekzekutuar ende.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori