LAJMI I FUNDIT:

Akuzë e re për keqtrajtim seksual ndaj Harvey Weinstein, pasi u dënua me 23 vjet burg

Akuzë e re për keqtrajtim seksual ndaj Harvey Weinstein, pasi u dënua me 23 vjet burg
Harvey Weinstein (Foto nga Eduardo Munoz Alvarez/Getty Images/Guliver)

Producenti  Harvey Weinstein përballet me një akuzë të re për keqtrajtim seksual, ndërkohë që po e vuan dënimin me 23 vjet burg.

68 vjeçari është goditur me një akuzë të re për sulm seksual, shkruan Mirror. Ai akuzohet lidhur me një sulm të supozuar të një gruaje në një hotel në Beverly Hills më 11 maj 2010.

Akuza u njoftua nga Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles. Lajmi vjen pasi Weinstein ishte diagnostikuar me COVID-19.


Harvey Weinstein (Foto nga Scott Heins/Getty Images/Guliver)

Aktualisht nuk dihet kur ai do të transferohet në Los Angeles për t’u përballur me akuzat e reja. Viktima më e fundit e pretenduar u intervistua fillimisht nga detektivët si  dëshmitare.

“Ndërsa mbledhim prova vërtetuese, ne kemi arritur te viktimat e tjera të mundshme të sulmit seksual. Nëse gjejmë prova të reja për një krim të paraportuar më parë, siç kemi bërë këtu, ne do të hetojmë dhe përcaktojmë nëse duhet të paraqiten kallëzime shtesë penale”, ka thënë prokurorja e qarkut të Los Angelesit.

Prokurorët thonë se ata po refuzojnë të ndjekin penalisht dy raste të tjera sepse gratë e përfshira nuk donin të dëshmonin. Kur Weinstein u dënua në mars, viktimat e tij thirrën dhe e mbajtën njëri-tjetrin ndërsa dolën nga salla e gjyqit. Gjashtë gratë që kishin dëshmuar kundër tij, u kapluan me emocione, ndërsa dolën nga salla e gjyqit. Midis tyre ishte aktorja Rosie Perez, modelja Tarale Wulff, Jessica Mann dhe Cyrus Vance Jr. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori