Holanda - Argjentina ka përfundon mbrëmë rreth orës 23:00 në fushë, por jashtë fushës duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Akuza nga njëra dhe pala tjetër ka pasur vazhdimisht që nga dita e mbrëmshme, derisa deklaratat nga lojtarët e të dyja taboreve kanë qenë nga më interesantet.


Ankesat më të mëdha kanë qenë në gjyqtarin kryesor të ndeshjes Antonio Mateu Lahoz, i cili ndau hiq më pak se 17 kartonë në këtë sfidë.

Screenshot 3 34

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong ka thënë se gjyqtari spanjoll ka ndihmuar shumë Argjentinën në këtë sfidë.

“Sapo përfunduan 90 minutat e kohës së rregullt fola iu drejtova menjëherë gjyqtarit në lidhje me episodet e ndodhura. Që prej atij momenti ai vërshëlleu vetëm për Argjentinën. U tregua realisht skandaloz".

3505732 71461808 2560 1440

De Jong tutje tha se Lahoz u ndikua nga madhështia e Lionel Messit për t'i ndihmuar Argjentinës.

"Unë mendoj se ai e humbi fare në minutat shtesë, madhështia e Leo Messit mund të ketë ndikuar në këtë aspekt”, deklaroi 25-vjeçari.

Por vlen të theksohet se akuza të rënda për Lahoz pas ndeshjes pati edhe Messi, i cili i kërkoi FIFA-s të marrë veprime ndaj tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app