Akulloret nga Oaza Company: Flladi veror për fëmijët dhe të rriturit

Kur vjen vera dhe temperaturat fillojnë të ngrihen, një nga shijet më të freskëta dhe më të preferuara për fëmijët janë akulloret. Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me kënaqësinë e një akulloreje të shijshme që shkrihet ngadalë në gojë, duke ofruar një fllad të këndshëm në ditët e nxehta verore. Kjo është koha kur fëmijët kërkojnë freskim, argëtim dhe shije të cilësisë më të lartë, e këtë kënaqësi në Kosovë e ofron Oaza Company të cilët ofrojnë një gamë të gjerë akulloresh të shijshme dhe argëtuese.Gjatë verës, fëmijët kalojnë shumë kohë jashtë, duke luajtur dhe eksploruar. Akulloret janë një mënyrë e përsosur për t'i freskuar dhe për t'u dhënë energji të re. Për çdo fëmijë, një akullore e ftohtë pas një loje të gjatë në park apo në plazh është një shpërblim i merituar dhe i shumëpritur.Brendet e akulloreve që ju duhet të provoni këtë verëOaza Company ofron një gamë të gjerë akulloresh nga brendet më të njohura, që janë krijuar për të plotësuar çdo shije dhe për të ofruar kënaqësi maksimale. Disa prej tyre janë: Akullore Maxim Premium, Planica, Piran & Otočec, Lučka, Ježek, Tom, BRRR, Lonček dhe Cremosa.Akulloret Maxim Premium janë të njohura për cilësinë dhe shijen e tyre të klasit të lartë. Akulloret e këtij brendi ofrojnë një përvojë të sofistikuar që kënaq edhe shijet më të rafinuara. Me një përzgjedhje të gjerë shijesh si qershi, lajthi, bajame, çokollatë e bardhë dhe qumësht, boronica, mjedër, vanilje, fruta pasioni, çokollatë e dyfishtë, mascarpone me qershi e shumë shije tjera, Maxim është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë diçka të veçantë dhe të paharrueshme.
Planica është brendi tjetër që sjell një përvojë të vërtetë tradicionale të akulloreve, duke kombinuar receta klasike me përbërës të cilësisë së lartë. Si për fëmijët njësoj dhe për të rriturit, akulloret e Planica ofrojnë një shije autentike që kthehet në lumturi. Shijet e ndryshme që brendi Planica i ofron janë: çokollatë, luleshtrydhe, vanilje, mango, fruta pylli, biskota me gjalpë, kafe, fëstëk, lajthi, madje Planica ofron edhe akullore pa laktozë për të gjithë ata që nuk janë tolerant ndaj produkteve të qumështit me shije vanilje, dredhëz dhe çokolladë.






















































